back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëNjë zgjidhje eksperimentale për PD-në!

Një zgjidhje eksperimentale për PD-në!

Namir Lapardhaja

Të paktën, prej shpalljes së tij non grata në 2021 dhe deri më sot, qoftë sipas të dhënave zyrtare të AMA-s, qoftë me sy të lirë (mjafton të hapësh televizorin), Sali Berisha qëndron thuajse 12 orë non stop në TV, duke pasur jo vetëm prezencë absolute, por edhe mbizotërim total të kohës mediatike, verë dhe vjeshtë, pranverë dhe dimër.
Kur të tjerët kanë pushuar, Berisha s’ka hezituar të dalë në televizor. Kur të tjerët kanë festuar, Berisha sërish në TV. Asnjë ditë pushim. Qoftë e shtunë a e diel, qoftë festë apo ditë pune. Ka dalë edhe kur ka pasur diçka për të thënë, edhe kur s’ka pasur, por ka thënë të thëna e të stërthëna.
Dhe çfarë ka ndodhur?! Nga 2021 deri më sot, PD ka humbur çdo përballje, ka dalë gropë në çdo garë, ka 200 e ca mijë vota më pak se në 202, ka afërsisht 14 deputetë më pak dhe më pak se gjysma e bashkive që mori në 2015 me ndarjen e re territoriale.
Në vend që të mblidhen dhe të diskutojnë se si të rrëzojnë regjimin, zgjidhjen e kanë shumë më të lehtë: Të mos nxjerrin Saliun ca kohë në televizor, të mos i lënë asnjë kamer, asnjë mikrofon, asnjë komunikim me publikun, ta mbyllin në seli dhe t’i presin çdo kontakt me njeërzit nëpërmjet ekranit televiziv.
Qoftë edhe për eksperiment.
Ta mbajnë në krye edhe post mortum (pas 100 vjetësh), por mos ta lënë të shfaqet në televizor. Kanë bërë shumë eksperimente në 30 vite, të provojnë një herë këtë dhe do shohin se e paskan pas zgjidhjen aty, aq afër, aq lehtë, aq thjesht, aq rezultative…
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat