Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot të skualifikojë katër kandidatë në garën për Avokat të Popullit, për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë firmat e mjaftueshme të deputetëve, sipas Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, njoftoi se Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike dhe e njohur për marrjen e firmës së kryetarit Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e nevojshme dhe për këtë arsye u skualifikua nga procesi.
Të njëjtin fat pati edhe kandidatura e Sajmir Vishajt, i cili siguroi 26 firma deputetësh.
Kandidatët e skualifikuar dhe arsyet:
Dardan Mustafaj – 38 firma, por jashtë afatit të paracaktuar
Jola Hysaj – 27 firma deputetësh, nuk plotëson numrin e kërkuar
Shkëlqim Sulo – 19 firma deputetësh
Sajmir Vishaj – 26 firma deputetësh



