back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBE paralajmëron/ "Zgjedhja e kreut të SPAK test i integritetit institucional"

BE paralajmëron/ “Zgjedhja e kreut të SPAK test i integritetit institucional”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbajti sot një fjalim në takimin e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan masat për rritjen e efikasitetit, cilësisë dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, Delegacioni i BE-së bëri të ditur se ambasadori Gonzato theksoi dy çështje thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor si transparencën në proceset e vlerësimit dhe vendosjen e standardeve të qarta të sigurisë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që do të mbahet nesër, BE-ja i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë së këtij procesi. Gonzato, i cili do të jetë i pranishëm në votim së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të veprojnë me nivelin më të lartë të përgjegjësisë.

“Zyra e Prokurorisë Speciale duhet të drejtohet nga një person me integritet, pavarësi, kompetencë dhe përkushtim të padyshimtë ndaj standardeve më të mira të BE-së,” – thuhet në deklaratën e BE-së.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-it shihet si një nga proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, në një moment kur Bashkimi Evropian po monitoron nga afër funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat