back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD kundër kandidaturës së Endrit Shabanit/ “Opozita ka vetëm dy emra, të...

PD kundër kandidaturës së Endrit Shabanit/ “Opozita ka vetëm dy emra, të tjerat i tërheqim”

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht heqjen nga rendi i ditës të votimit për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit, duke argumentuar se opozita ka dorëzuar një shkresë për tërheqjen e firmave që deputetët e saj kishin dhënë për gjashtë kandidatët e shpallur.

Sipas PD-së, të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni, ndërsa kërkohet që emri i Endrit Shabanit të hiqet nga lista, pavarësisht se është një nga të paktët që ka siguruar numrin e firmave të nevojshme, kryesisht nga deputetë opozitarë. Shkresa për tërheqjen e firmave është dërguar vetëm një ditë pas publikimit të listës së kandidatëve.

Mazhoranca e ka kundërshtuar këtë veprim duke deklaruar se afati për tërheqjen e firmave ka kaluar, prandaj procedura duhet të vijojë normalisht.

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po përmbys vendimin e vet dhe se PD vetëm ka zbatuar rregullin e vendosur nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili kishte deklaruar se çdo deputet mund të firmosë vetëm për një kandidat.

“Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe tërhoqëm votat. Tani ju e përmbysni vendimin tuaj, vetëm që të mos hiqet kandidati që doni ju. Pse? Sepse lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë,” tha Berisha, duke akuzuar mazhorancën për manipulim të procesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat