Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Protesta e Lapajt, e nisur prej disa ditësh nën moton “Shqipëria Bëhet”, ka mbledhur çdo ditë qytetarë që i janë bashkuar qëndrimit të tij para godinës së qeverisë. Disa prej protestuesve kanë qëndruar edhe gjatë natës aty, ndërsa sot kanë tentuar të vendosin çadra për të vijuar protestën në kushte më të qëndrueshme.
Policia, e pranishme gjatë gjithë kohës, ndërhyri duke i larguar ato, duke shkaktuar momente tensioni verbale mes palëve, por pa incidente të rënda.
Lapaj dhe mbështetësit e tij janë shprehur se protesta do të vazhdojë pavarësisht ndërhyrjeve të policisë.



