back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalluku në krah të Ramës/ PS rreshton deputetët për axhendën e BE-së

Balluku në krah të Ramës/ PS rreshton deputetët për axhendën e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend.

Në takim ka qenë e pranishme edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa Rama u ka përcjellë porositë e tij 83 deputetëve të mazhorancës në prag të mbylljes së sesionit parlamentar për këtë vit.

Seanca e fundit parlamentare për vitin 2025 do të mbahet më 18 dhjetor, pas së cilës deputetët do të nisin pushimet, për t’u rikthyer në punimet e Kuvendit në javën e tretë të janarit.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama ka theksuar se prioritet kryesor për deputetët e PS-së mbetet agjenda e ligjeve për përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të integrimit europian të vendit. Ai ka kërkuar angazhim maksimal dhe koordinim për përmbylljen e reformave dhe nismave ligjore të domosdoshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat