back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLëvizje brenda PS/ Komision Etike për kontrollin e nepotizmit

Lëvizje brenda PS/ Komision Etike për kontrollin e nepotizmit

Ngritja e një Komisioni Etike kundër nepotizmit ka qenë vendimi kryesor i mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.

Sipas burimeve mediatike, komisioni do të ketë për detyrë kontrollin dhe verifikimin e rasteve të përfshirjes së të afërmve në pozicione drejtuese brenda PS-së. Në krye të Komisionit të Etikës është vendosur Lindita Nikolla.

Anëtarë të këtij komisioni do të jenë Kiduina Zaka, Erjon Braçe, Marjana Koçeku dhe Ermal Elezi.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama ka përcjellë edhe porosi për angazhim më të madh politik, rritje të aktivitetit në terren si dhe për forcimin e solidaritetit mes strukturave të partisë në këto ditë të fundvitit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat