back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBardhi nga protesta: Besoni te vetja juaj

Bardhi nga protesta: Besoni te vetja juaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu drejtua qytetarëve gjatë protestës së opozitës, duke theksuar se qëndresa ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është detyrim kombëtar dhe jo zgjedhje politike.

Në fjalën e tij, Bardhi falënderoi qytetarët për praninë dhe këmbënguljen, duke u shprehur se pavarësisht zhgënjimeve të së kaluarës, opozita dhe qytetarët nuk janë dorëzuar. Ai e cilësoi protestën si një akt dinjiteti dhe shprese, jo si tubim partiak.

“Kjo nuk është protesta e një partie, por e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën dhe po na vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh Bardhi.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të qeverisë për lidhje me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, duke theksuar se pushteti po përpiqet të mbjellë frikë dhe heshtje te qytetarët. Sipas tij, frika ka ndërruar krah dhe sot është qeveria ajo që ndihet e kërcënuar.

“Edi Rama sot është njeriu më i frikësuar në Shqipëri, sepse e vërteta ka dalë dhe rrethi po ngushtohet. Ky popull, kur zgjohet, nuk ndalet më”, deklaroi Bardhi.

Duke iu drejtuar qytetarëve që e ndjekin protestën nga shtëpia, Bardhi theksoi se askush nuk është vetëm dhe se beteja kundër korrupsionit kërkon guxim, qëndresë dhe besim. Ai bëri thirrje për rezistencë të vazhdueshme, duke theksuar se asnjë pushtet nuk bie nga heshtja, por nga vendosmëria e një populli që nuk pranon më padrejtësinë.

“Qëndresë sot, rezistencë nesër dhe fitore për Shqipërinë”, përfundoi Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat