back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKaos dhe flakadanë në Kuvend/ Etika përjashton 6 deputetë të PD-së

Kaos dhe flakadanë në Kuvend/ Etika përjashton 6 deputetë të PD-së

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët e Partisë Demokratike, pas përplasjeve dhe ndezjes së flakadanëve gjatë seancës së fundit parlamentare, e cila u shoqërua me tensione dhe kaos në sallën e Kuvendit.

Sipas vendimit të marrë, gjashtë deputetë të PD-së janë përjashtuar nga veprimtaria parlamentare për 30 ditë. Deputetët e përjashtuar janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Elda Hoti.

Ndërkohë, për deputetët e tjerë të përfshirë në incidentet e seancës plenare, Sekretariati i Etikës ka vendosur tërheqje vëmendjeje, pa aplikuar masa më të rënda disiplinore.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të pamjeve filmike dhe diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, lidhur me ngjarjet e ndodhura në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat