back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaI skualifikuar nga gara për BKH/ Kërluku emërohet në SPAK

I skualifikuar nga gara për BKH/ Kërluku emërohet në SPAK

Elton Kërluku, i cili u skualifikua gjatë garës për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është emëruar shef i Hetimit Financiar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gazetarja Anila Hoxha raporton se emërimi i Kërlukut është kryer të enjten e kaluar, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar publik nga SPAK lidhur me këtë vendim.

Emërimi vjen pas procesit të përzgjedhjes për drejtimin e BKH-së, nga i cili Kërluku u përjashtua, ndërsa tashmë ai do të drejtojë sektorin e Hetimit Financiar, një nga strukturat kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Detajet mbi arsyet e skualifikimit nga gara për BKH-në dhe kriteret e emërimit në pozicionin e ri nuk janë bërë ende publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat