back to top
0.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAmnistia 2025 ende në fazë drafti/ Pa vendime konkrete për të burgosurit

Amnistia 2025 ende në fazë drafti/ Pa vendime konkrete për të burgosurit

Ndonëse një ditë më parë u njoftua se do të aplikohet amnisti në burgje për të përfituar rreth 380 të burgosur, rezulton se nuk ka ende një listë konkrete dhe projektligji për amnistinë 2025 nuk është shpërndarë ende tek aktorët e interesuar.

Top Channel u interesua pranë institucioneve për të marrë kopje të projektligjit ose draftit, por jozyrtarisht u mësua se ky draft ende nuk është përgatitur.

Situata ka nxitur diskutime në burgje, ku gjatë ditës pati një takim me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Sipas burimeve, u diskutua krijimi i grupeve të punës që do të draftojnë kriteret për të përcaktuar se kush do të përfitojë nga amnistia.

Një burim i përfshirë në këto diskutime dha detaje nga drafti i pazyrtarizuar:

Do të përfitojnë burrat e dënuar me vendim të formës së prerë për burg deri në tre vjet, ose me dënime alternative dhe gjoba, të cilët deri në hyrjen në fuqi të projektligjit u ka mbetur tre vjet burg.

Po diskutohet përfshirja e grave të dënuara deri në katër vjet burgim.

Zbritja e dënimit deri në një vit po shqyrtohet të aplikohet për burrat dhe gratë me burg deri në një vit.

Nga amnistia përjashtohen: të dënuarit për vrasje, të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe ata të dënuar nga gjykata antikorrupsion. Po ashtu, diskutohet përjashtimi nga ndjekja penale i kallëzimeve të vitit 2025 për të cilat dënimi parashikohet të jetë maksimumi dy vjet burg.

Drafti pritet të përfundojë në ditët në vijim dhe të shpërndahet tek institucionet për procedurat e mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat