back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBardhi: Tre javë heshtje nga Peleshi/ "Do të kallëzohet penalisht"

Bardhi: Tre javë heshtje nga Peleshi/ “Do të kallëzohet penalisht”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për gazetarët se afati prej tre javësh, i dhënë për t’i lejuar kohë zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka përfunduar.

Sipas Bardhit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, duhet të sqarojë arsyet pse nuk ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për lejimin e arrestimit të Ballukut.

Ai theksoi se pesë anëtarët demokratë të Këshillit kanë kërkuar mbledhjen për të vijuar procedurën, duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, dokumentin që sipas tij është i vetëm ligjor për këtë çështje. Bardhi shtoi se kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë mbledhjen dhe rendin e ditës.

“Bëhen tre javë që SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut dhe po aq kohë që anëtarët e mazhorancës në Këshill po shmangin përgjegjësinë”, deklaroi Bardhi, duke e cilësuar situatën si një akt të paprecedent. Ai theksoi se Balluku kishte kërkuar tre javë për t’u njohur me provat, ndërkohë që kryeministri ka deklaruar se as avokati dhe as vetë Balluku nuk i kanë tërhequr materialet.

Bardhi vuri në dukje kontradiktat e krijuara, duke thënë se nga njëra anë pretendohej se dihej përmbajtja e materialeve, ndërsa nga ana tjetër thuhej se ato nuk ishin marrë nga askush. Ai kërkoi që kryetari i Kuvendit të japë shpjegime për mosthirrjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve.

Ai njoftoi gjithashtu se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, për shpërdorim detyre nëse këshilli nuk mblidhet brenda 24 orëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat