back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBardhi kundër Shehaj: Sekreti hetimor mbi Ballukun duhet të ruhet

Bardhi kundër Shehaj: Sekreti hetimor mbi Ballukun duhet të ruhet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi sot propozimin e bërë nga Agron Shehaj për publikimin e dosjes me 16 mijë faqe për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke thënë se një veprim i tillë do të shkelte ligjin dhe do të ishte në interes të ministres.

Bardhi u shpreh se nxjerrja e sekretit hetimor do të cenonte hetimet dhe do të pengonte drejtësinë:

“Së pari nuk e kam dëgjuar të plotë deklaratën e z.Shehaj, por nuk ka nevojë për prova të tjera shtesë për qeverisjen e korruptuar. Balluku për ato që është akuzuar ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur… Ligji ekziston për të mbrojtur interesin publik. Nuk mund të pretendosh që je me drejtësinë, kur e cenon drejtësinë. Do të duhet të ruhet sekreti hetimor që të mos cenohen hetimet. Prandaj çdo thirrje që bëhet për shkelje ligji, është në fakt një thirrje në interes të Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës. As nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Edi Rama i ka marrë provat.”

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë kërkuar edhe sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të deputetes Balluku, e cila deri tani nuk është thirrur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat