back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaShtypja barbare e protestave/ BE, gati të vendosë sanksione të reja ndaj...

Shtypja barbare e protestave/ BE, gati të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se është e gatshme të propozojë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, si reagim ndaj asaj që ajo e përshkroi si shtypje barbare të protestave në këtë vend.

“BE-ja tashmë ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit, kundër personave përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut, aktivitete që lidhen me përhapjen bërthamore, si dhe për mbështetjen që Teherani i ka dhënë luftës së Rusisë në Ukrainë”, deklaroi Kallas për gazetën gjermane Die Welt.

“Jam e përgatitur të propozoj sanksione shtesë si reagim ndaj shtypjes barbare të protestuesve nga regjimi”, shtoi ajo.

Sipas informacioneve të Agjencisë Gjermane të Lajmeve, në fazën fillestare pritet të propozohen masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve, përfshirë edhe ministra.

Këto sanksione mund të përfshijnë kufizime udhëtimi dhe ngrirjen e aseteve të tyre brenda juridiksionit të BE-së.

Sipas nënkryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, qytetarët iranianë po rrezikojnë gjithçka për t’u dëgjuar, ndërsa regjimi ka një histori të gjatë dhe të rëndë të shtypjes së protestave, me forcat e sigurisë që edhe një herë kanë reaguar në mënyrë barbare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat