back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAtentati ndaj Arjan Ndojës/ SPAK mbyll hetimet

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ SPAK mbyll hetimet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe ka vendosur kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim pritet të hidhet shorti për përcaktimin e trupës gjykuese me tre gjyqtarë që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Amar Shkëmbi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Shkëmbi dhe Polivina dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, së bashku me Plaurent Dervishajn, Julian Meçajn dhe Ariol Halilajn. Grupi akuzohet për disa vepra penale, përfshirë vjedhjen, mbajtjen pa leje të armëve, tentativën e vrasjes ndaj funksionarëve publikë si dhe vrasjen në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor 2019, ku si pasojë mbeti i vrarë Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në këtë çështje penale janë të përfshirë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat