back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaErgys Agasi në arrati/ Avokati tenton ta distancojë nga tenderat e AKSHI-t

Ergys Agasi në arrati/ Avokati tenton ta distancojë nga tenderat e AKSHI-t

Avokati Maks Haxhiaj ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të klientit të tij, Ergys Agasit, në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke i cilësuar akuzat ndaj tij si të pabazuara dhe pa prova konkrete.

Në një deklaratë për mediat, Haxhiaj e quajti hetimin absurd, duke theksuar se Agasi nuk ka ushtruar asnjë funksion publik dhe nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës që mund ta lidhë me shkelje të barazisë në tendera apo me pengimin e pjesëmarrjes së subjekteve të tjera.

Sipas avokatit, pretendimet për përfshirjen e Agasit në këtë proces nuk mbështeten në asnjë provë materiale dhe nuk kanë bazë ligjore.

“Po flitet për vepra penale që i atribuohen një personi pa asnjë rol institucional. Ergys Agasi nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI. Ai ka përfunduar angazhimet e tij dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore në këtë proces”, u shpreh Haxhiaj.

Ai shtoi se, në mungesë të provave konkrete, akuzat janë të paqëndrueshme, ndërsa bëri të ditur se aktualisht nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me Agasin, por vetëm me familjarët e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat