back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPërmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar të hënën dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se janë sekuestruar dokumente të rëndësishme, përfshirë “Hartimin e studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romanos-Kënetë dhe sistemin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, në kuadër të një projekti me fond limit 87 milionë lekë.

Gjithashtu, Prokuroria ka marrë nga Bashkia e Durrësit të gjithë dokumentacionin e procedurës tenderuese për hidrovorin, si dhe dokumentet që lidhen me zbatimin e projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se hidrovorin nuk ka funksionuar si duhet, gjë që mund të ketë kontribuar në shkaktimin e përmbytjeve në zonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat