back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaProcesi ndaj Metës i bllokuar prej 4 muajsh e gjysmë/ Avokatët: Gjyqtarja...

Procesi ndaj Metës i bllokuar prej 4 muajsh e gjysmë/ Avokatët: Gjyqtarja e kapur dhe e shantazhuar

Ka nisur konferenca për mediat e mbrojtësve ligjorë të Presidentit Ilir Meta, avokatëve Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima, të cilët kanë ngritur shqetësime serioze mbi situatën ligjore dhe kushtet në të cilat ndodhet Meta.

Gjatë fjalës së tij, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se ndaj Presidentit Meta janë shkelur hapur standardet ligjore dhe se procesi po shoqërohet me sulme të vazhdueshme publike dhe, sipas tij, “hedhje balte” pa pushim. Ai theksoi se Meta nuk po lejohet të komunikojë lirisht me qytetarët dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa procedurat gjyqësore po zvarriten në mënyrë të pajustifikuar.

Sipas Cakranit, hetimet për çështjen kanë përfunduar më 4 gusht 2025, ndërkohë që prej asaj date Presidenti Meta ndodhet në fazën e seancës paraprake. Megjithatë, edhe pas më shumë se katër muajsh e gjysmë, seanca paraprake ende nuk ka nisur, fakt që mbrojtja e cilëson si një shkelje të rëndë procedurale.

“Ky është një cenim serioz i të drejtave të njeriut dhe i parimeve të një procesi të rregullt ligjor. Drejtësia është kthyer në një drejtësi inkuizitore,” deklaroi Cakrani, duke shtuar se mbrojtja ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke marrë parasysh rrethanat aktuale të çështjes.

Avokati akuzoi gjithashtu gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka, duke deklaruar se ajo ndodhet nën presion dhe shantazh, gjë që sipas tij, e vë në dyshim paanshmërinë e procesit. “Gjyqtarja është në një situatë të vështirë, por ne do të vazhdojmë betejën tonë ligjore deri në fund,” u shpreh ai.

Sipas mbrojtjes, Presidenti Meta ndodhet aktualisht në kushte paraburgimi që kanë kaluar çdo standard ligjor dhe human, ndërsa procesi gjyqësor po zvarritet në mënyrë të pajustifikuar. Avokatët theksuan se do të vijojnë të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e klientit të tyre dhe për të denoncuar, siç thanë ata, shkeljet e rënda të ligjit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat