back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAktivizohet KED/ Relatorë të rinj për emrat që synojnë Kushtetuesen

Aktivizohet KED/ Relatorë të rinj për emrat që synojnë Kushtetuesen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me përbërjen e re të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Në njoftimin zyrtar, KED thekson se pas konstituimit është angazhuar menjëherë për përmbushjen e të gjitha kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të cilat lidhen me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes, Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante që janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës më 30.10.2025, relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët Arta Vorpsi, Brunilda Bara dhe Genci Gjonçaj. Ndërkohë, relator Alfred Progonati u caktua për kandidatët Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami dhe Roland Ilia, ndërsa relatore Ornela Naqellari për kandidatët Alaudin Mala dhe Alban Toro.

Sa i përket vendit vakant të rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më 10.12.2025, KED caktoi relatore Afërdita Ndoi për kandidatët Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj. Po ashtu, relatore Klodiana Veizi u caktua për kandidatët Fatmira Luli, Helena Papa dhe Lulzim Karini, ndërsa relator Alfred Progonati për kandidatët Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.

Në njoftimin e saj, KED thekson se përveç angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia, besueshmëria dhe integriteti i procesit varen edhe nga bashkëpunimi i institucioneve publike dhe subjekteve private, të cilat kanë detyrimin ligjor të dërgojnë informacion të plotë dhe të saktë brenda afateve të përcaktuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat