back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMalaj mungon në gjyq/ GjKKO mbyll çështjen për shpifje ndaj Mziut

Malaj mungon në gjyq/ GjKKO mbyll çështjen për shpifje ndaj Mziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes penale për shpifje ndaj ish-deputetit Xhelal Mziu.

Sipas njoftimit zyrtar të GjKKO-së, viktima akuzuese Agron Malaj kishte paraqitur më 5 qershor 2025 kërkesën për gjykimin e çështjes penale, duke akuzuar Xhelal Mziun për veprën penale “Shpifja” e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 3, datë 15.01.2026, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka vendosi pushimin e gjykimit, për shkak të mosparaqitjes në seancë të viktimës akuzuese Agron Malaj dhe të avokates së tij, pa shkaqe të arsyeshme.

Gjykata u bazua në nenet 59 paragrafi i tretë, 112, 384 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat