back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetQeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

U miratua në mbledhjen e qeverisë aderimi i Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën, i cili pritet të kalojë në Parlament, ku do të ketë një seancë për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama ka marrë ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën. Rama të martën në një postimim në “X” se do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Kryeministri falenderoi Trump për ftesën teksa e cilësoi nismën e presidentit amerikan si një model transformues të ndërtimit të paqes në nivel global. Ftesë për Bordin e Paqes ka marrë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjithashtu dje dërgoi deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat