back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama dhe Ivanka Trump takim në Vlorë/ Në lojë investimi në Sazan

Rama dhe Ivanka Trump takim në Vlorë/ Në lojë investimi në Sazan

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa detajet zyrtare të axhendës nuk janë bërë ende publike.

Burime bëjnë me dije se Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, ku i pranishëm është edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Takimi është zgjeruar me pjesëmarrjen e mbi 50 arkitektëve nga vende të ndryshme të botës, të përfshirë në projekte dhe investime që pritet të zhvillohen në Shqipëri.

Sipas informacioneve, në qendër të diskutimeve është investimi i mundshëm në ishullin e Sazanit, një projekt që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj dhe që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërritën në Shqipëri paraditen e sotme, ndërsa ky takim shihet si pjesë e interesit në rritje të aktorëve ndërkombëtarë për projekte strategjike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat