back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump në Davos: Tetë luftëra janë zgjidhur, sfida e nëntë po vjen

Trump në Davos: Tetë luftëra janë zgjidhur, sfida e nëntë po vjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet këtë të enjte në Davos ku po mban fjalën e tij në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës, Trump u shpreh se gjatë mandatit të tij ka zgjidhur tetë konflikte ndërkombëtare dhe po përgatitet të përballet me një tjetër sfidë të ngjashme.

Ai përmendi gjithashtu Tony Blair, i cili nuk do të jetë anëtar i Bordit, por do të jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Paqes. “Faleminderit, Tony, që je këtu. E vlerësojmë”, tha Trump gjatë fjalës së tij.

Presidenti e përshkroi këtë ditë si shumë emocionuese dhe shtoi se është përgatitur prej kohësh për këtë moment. Ai tha se të gjithë dëshirojnë të jenë pjesë e Bordit të Paqes dhe se do të punojnë së bashku për të arritur rezultatet e synuara.

“Ne do të punojmë me shumë organe të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara”, theksoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjithashtu, Trump foli për luftën në Ukrainë, duke shprehur se e kishte menduar më të lehtë zgjidhjen e saj, por sfidat në terren e bënë situatën më të vështirë se sa e kishte parashikuar. “Kjo është lufta që mendoja se do të ishte e lehtë, por në fund doli të ishte ndoshta më e vështira”, deklaroi presidenti, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat