back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetMeta pas intervistës së Kryemadhit/ “Ju meritoni të dëgjoni të vërtetat"

Meta pas intervistës së Kryemadhit/ “Ju meritoni të dëgjoni të vërtetat”

Pas intervistës së Monika Kryemadhit në Top News, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh drejtuar moderatores Fiori Dardha.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se ndonëse nuk ka pasur mundësi të ndjekë intervistën live për shkak të mungesës së energjisë elektrike në IEPV “Jordan Misja”, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV ‘Jordan Misja’ nuk ka patur energji elektrike as sot. Ju garantoj se jam në Top Formë,” shkruan Meta.

Ai fton moderatoren që të vijë për intervista, jo vetëm për çështje shëndetësore, por edhe për tema që lidhen me Partinë e Lirisë dhe politikën.

“Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës. Ju meritoni të dëgjoni edhe gjëra të vërteta!” përfundon mesazhi i tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat