Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është rikthyer në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje në platformën e tij Truth Social, e konsideruar me sfond racist. Videoja, e krijuar me inteligjencë artificiale, tregon fytyrat e Barack dhe Michelle Obama mbi trupat e dy majmunëve.
Montazhi një minutësh lidhet me pretendimet e Trump për manipulime në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke e vendosur çiftin e ish-presidentit demokrat në një sfond xhungleje dhe duke i përshkruar me tipare majmunësh për disa sekonda.
Veprimi ka ngjallur reagime të ashpra, edhe pse disa media të huaja theksojnë se publiku tashmë është i njohur me gjuhën provokative të Trump. Sinjalizimi i fundit erdhi nga llogaria në X me emrin “Republikanët kundër Trump”, e cila numëron një milion ndjekës, e cila e quajti veprimin të papranueshëm:
“Kjo gjë thjesht nuk ka fund.”
Gjithashtu, guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi në X duke e quajtur sjelljen e ish-presidentit “të neveritshme” dhe u bëri thirrje republikanëve që ta denoncojnë.
Çifti Obama la Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ndërsa Trump garoi kundër Joe Biden në 2020. Megjithatë, ish-presidenti republikan ka përfshirë shpesh Obamat në sulmet e tij ndaj demokratëve.




