back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“15-katëshi” para SPAK-ut/ Biznesmeni Ram Geci nën hetim për lidhje me dosjen...

“15-katëshi” para SPAK-ut/ Biznesmeni Ram Geci nën hetim për lidhje me dosjen Balluku?

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së tij.

Emri i tij ishte përmendur më parë në dosjen e hetimit për Belinda Ballukun. Sipas hetimeve, në një nga mesazhet e zbardhura nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i ish-kreu të ARRSH-së, Evis Berberi, Balluku raporton se Kryeministri i kërkoi të takohej me Ram Gecin.

Nga bisedat e datës 24 gusht 2021, të shkëmbyera në WhatsApp dhe Signal, Balluku i shkruan Berberit:

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Berberi i përgjigjet duke treguar se e kishte takuar biznesmenin më parë gjatë një vizite në kantier:

“E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë Unazën”.

Në komunikime të mëtejshme, diskutohet edhe vlera e projektit të prokurimit publik për ndërtimin e rrugës “Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”, ku sipas SPAK-ut, oferta e shoqërisë “Geci” sh.p.k., me ortak dhe administrator Ram Geci, është shpallur fituese.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me shoqërinë “Geci” sh.p.k., sipas të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik.

Ram Geci është i njohur publikisht edhe si pronar i “Tirana International Hotel”, e njohur si “15-katëshi”.

Hetimi është ende në vijim, ndërsa SPAK nuk ka dhënë detaje shtesë mbi arsyet e thirrjes së biznesmenit në institucion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat