Një tentativë grabitjeje u parandalua sot në mes të Tiranës, në zonën e Pallateve Delijorgji.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka tentuar të grabisë një pikë banke, por është neutralizuar në kohë nga policia.
Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke përdorur armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar motivet e grabitësit dhe nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Ngjarja nuk ka sjellë dëmtime për klientët apo punonjësit e bankës.



