back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBritmat e tyre u dëgjuan në të gjithë Kryeministrinë?/ Rama tregon se...

Britmat e tyre u dëgjuan në të gjithë Kryeministrinë?/ Rama tregon se çfarë ka ndodhur në zyrën e tij me Ballukun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për herë të parë publikisht për situatën që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të nismës ligjore për ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Rama deklaroi se Balluku i ka paraqitur dorëheqjen tre herë në periudha të ndryshme, por ai nuk e ka pranuar asnjërën prej tyre.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam atje. Herën e parë ma dorëzoi dorëheqjen kur u ngrit akuza, herën e dytë kur u mor vendimi i pezullimit dhe herën e tretë kur Kushtetuesja nuk mori vendim. Por unë nuk i kam pranuar,” u shpreh kryeministri.

Sipas tij, vendimi për të mos e pranuar dorëheqjen lidhet me bindjen se proceset duhet të ndiqen në rrugë institucionale dhe ligjore deri në përfundim.

Ndërkohë, burime jozyrtare në ambientet politike flasin për tensione lidhur me këtë çështje.

Nëpër koridoret e kryeministrisë thuhet se britmat e Ramës dhe Ballukut janë dëgjuar në të gjithë institucionin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat