Pak orë nga protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për sigurimin e rendit publik. Si pjesë e këtyre masave, para Kuvendit të Shqipërisë janë vendosur gardhe metalikë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës gjatë tubimit.
Kujtojmë se gjatë protestës së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, si para Kuvendit, ashtu edhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.
Opozita pritet të zhvillojë sot protestën në orën 18:00, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Policia ka bërë apel për qetësi dhe për shmangien e veprimeve të dhunshme, ndërsa qytetarët që lëvizin në zonën qendrore të Tiranës këshillohen të përdorin rrugë alternative për shkak të kufizimeve të pritshme në qarkullim.



