Një numër i konsiderueshëm efektivësh policie është vendosur këtë të premte rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur në shesh për të zhvilluar protestën e paralajmëruar.
Në kuadër të masave të sigurisë, pranë godinës janë vendosur edhe kangjella hekuri, një praktikë e përdorur edhe gjatë protestës së fundit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Kujtojme se në protestat e mëparshme janë regjistruar tensione mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, çka ka shtuar praninë e forcave të rendit dhe masat parandaluese për mbarëvajtjen e tubimit.



