Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet burg efektivin e policisë së Durrësit, Gentjan Hoxhalli, i cili akuzohej se mori 60 mijë lekë ryshfet nga një qytetar për të mos i bllokuar makinën.
Hoxhalli akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata GJKKO vendosi uljen e dënimit në 2 vjet për shkak të periudhës së qëndrimit në paraburgim dhe, njëkohësisht, pezullimin e ekzekutimit të burgut me vënie në provë për 4 vite. Gjatë kësaj periudhe, Hoxhalli duhet të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Gjithashtu, ai humbet të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.



