Pak minuta para se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të njoftonte diversifikimin e protestës së së shtunës, deputeti i vetëm i opozitës në seancën e sotme të Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, shprehu mbështetje për kandidaturën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, për ambasador në NATO.
Shehu vlerësoi CV-në e Kollçakut dhe tha se, edhe pse nuk ka eksperiencë diplomatike, ai do të kryejë me dinjitet detyrën, duke përfshirë punën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Po ashtu, kandidatura e Jeta Kreka për ambasadën në Katar kaloi pa kundërshtim. Të dy emrat do t’i shkojnë Bajram Begaj për dekretim.
Ky veprim tregon se opozita ka vendosur të mbështesë kandidaturat diplomatike, pavarësisht akuzave të mëparshme për emërime që, sipas saj, favorizojnë Partinë Socialiste.



