back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ballisti Agron dhe komunisti Arlind presin SPAK-un”/ Rama ironizon partitë e vogla

“Ballisti Agron dhe komunisti Arlind presin SPAK-un”/ Rama ironizon partitë e vogla

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një fjalim gjatë mbledhjes me deputetët, përdori tone ironike dhe metafora për të kritikuar drejtuesit e partive të vogla dhe kundërshtarët politikë. Rama i ndau ata mes “hunjeve të vjetër e të thyer” dhe “filizave të rinj e të shtrembër”, duke përfshirë edhe emra konkretë.

Ai i referohet me ironi dy drejtuesve të njohur. Agron Shehajn, të cilin e quajti “ballisti Agron”, dhe Arlind Qorin, të cilin e përshkroi si “komunistin Arlind”. Sipas Ramës, të gjithë këta, sipas tij, “i mbajnë sytë nga stacioni i trenit, duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën”.

“Shikojini vetë rreth e rrotull, që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që hyni përditë në zyrat e Kuvendit, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e bulevardit, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind, që i mbajnë sytë të gjithë nga stacioni i trenit, duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl dhe tjetrit për kasollen me yll,” tha Rama me ironi.

Kryeministri theksoi gjithashtu se ndonëse reformën në drejtësi e kanë shoqëruar efekte anësore të forta, mazhoranca socialiste do ta mbështesë deri në fund dhe do të sigurohet që të gjithë aktorët politikë ta kuptojnë rëndësinë e saj:

“Nuk e relativizoj problematikën shumë të mprehtë të efekteve anësore të reformës, por dua të sigurohem që të gjithë ne këto do ta mbajmë shumë fort parasysh beben, përpara se të derdhim ujin e pistë  dhe do ta derdhim,” përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat