back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 27 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaLëvizje në radhët e policisë/ Proda cakton drejtuesit e rinj vendorë

Lëvizje në radhët e policisë/ Proda cakton drejtuesit e rinj vendorë

Ilir Proda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka firmosur një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të strukturave vendore të policisë, në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të punës në terren.

Sipas vendimeve të fundit, Luan Sinanaj largohet nga detyra si shef i Komisariatit të Policisë Krujë dhe emërohet në krye të Komisariatit të Policisë Pogradec. Ndërkohë, në vend të tij në Krujë emërohet Santiljano Ndreu, i cili më herët ka mbajtur postin e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Po ashtu, në kuadër të këtyre lëvizjeve, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Bulqizë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat