Inspektorët e Inspektorati Shtetëror i Punës kontrolluan mbi 12,000 vende pune dhe inspektuan 667 biznese në muajin janar. Në 445 raste u konstatuan shkelje dhe u morën masa, nga paralajmërime deri te gjobat. Po ashtu, u shqyrtuan 90 ankesa të ardhura nga punonjës dhe qytetarë.
Të dhënat e vitit 2025 tregojnë një rritje të kontrolleve: janë inspektuar 9,532 subjekte në të gjithë vendin. Si rezultat, janë pezulluar 1,269 aktivitete, janë paralajmëruar 4,191 biznese dhe janë gjobitur 268 për shkelje që lidhen kryesisht me punonjës të padeklaruar, mosrespektim të kontratave dhe mungesë sigurie në punë.
Efekti është i dukshëm tek formalizimi i punonjësve: 98% e punonjësve të gjetur informalë janë futur në sistem, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Ky proces ka sjellë gjithashtu rritje të të ardhurave për shtetin, me rreth 28.3 milionë lekë më shumë të mbledhura çdo muaj nga kontributet e sigurimeve.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit, me fokus te siguria dhe respektimi i rregullave në çdo vend pune.



