back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetMPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Izrael/ "Tregoni kujdes të shtuar"

MPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Izrael/ “Tregoni kujdes të shtuar”

Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar këtë të shtunë një njoftim zyrtar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael, pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga sulmet izraelite ndaj Iranit.

Në njoftim, ministria u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.

Ministria njofton se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv ndjek nga afër zhvillimet dhe është në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë emergjente. Numrat e kontaktit për rastet emergjente janë:

+972549042813

+972544806601

Sipas Ministrisë, këto kontakte janë vetëm për qytetarët shqiptarë në Izrael dhe nuk mund të ofrojnë informacion për median.

MEPJ premton se do të vazhdojë të informojë rregullisht publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat