back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha thirrje për vazhdimin e kryengritjes paqësore

Berisha thirrje për vazhdimin e kryengritjes paqësore

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë, përmes së cilës vlerëson efektin e protestave dhe kryengritjes së opozitës kundër qeverisë aktuale.

Berisha tha se protesta paqësore ka “tronditur në themele regjimin” dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe botë, duke nxjerrë në shesh sipas tij fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama.

“Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën. Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori,” tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin për përpjekje për të krijuar një mburojë ligjore për veten dhe bashkëpunëtorët, pas dështimit të grushtit të shtetit me Gjykatën Kushtetuese. Berisha komentoi edhe riformimin e fundit të qeverisë, duke e cilësuar aktin si një përpjekje për të fuqizuar Lubia Ballukun, dhe akuzoi ministrat e rinj si pjesë të “grupit të strukturuar kriminal” në tendera dhe fonde publike.

Megjithatë, Berisha vlerësoi se pa protestën dhe kryengritjen paqësore të qytetarëve, këto zhvillime nuk do të kishin ndodhur.

“Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim,” tha Berisha, duke i bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat