back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetErmal Hasimja kundër dhunës/ "Molotovët nuk janë zgjidhje"

Ermal Hasimja kundër dhunës/ “Molotovët nuk janë zgjidhje”

Pedagogu dhe negociatori i bashkimit të partive opozitare, Ermal Hasimja, i cili ka marrë pjesë në protestat e opozitës dhe ka mbajtur fjalime para tubuesve, ka deklaruar publikisht se është kundër përdorimit të molotovëve në protesta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se përdorimi i molotovëve mund të sjellë tituj ndërkombëtarë, por njëkohësisht rrezikon të largojë qytetarin jopartiak nga mbështetja për kauzën opozitare.

“Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota. Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit”, shkruan Hasimja.

Ai shton se përdorimi i mjeteve të dhunshme shpesh lidhet me situatën politike ku opozita pengohet të flasë në Kuvend apo në komisione hetimore parlamentare, kur administrata dhe krimi ndikojnë në zgjedhje, ose kur drejtësia pengohet dhe ligjet ndryshohen në mënyrë të njëanshme. “Çfarë pret që të ndodhë? Që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh?” shprehet Hasimja.

Pedagogu thekson se opozita ka ende shumë për të bërë, por ka shpresa për përparim përmes dialogut politik: “Disa hapa të mirë u bënë me tryezën e parë ku morën pjesë 10 parti opozitare, dhe në 6-12 muajt e ardhshëm ne jemi të bindur se do të kemi bashkëpunimin e plotë të të gjithë partive në tryezën e organizuar nga Forumi i Dialogut Politik. Në zgjedhjet e brendshme të prillit 2026, PD-ja, si partia më e madhe, ka rastin të japë prova të ndryshimit të saj pozitiv në përputhje me nevojat e situatës.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat