back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDokumente, verifikime dhe intervista/ Si do përzgjidhet kreu i ri i Policisë

Dokumente, verifikime dhe intervista/ Si do përzgjidhet kreu i ri i Policisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Proda.

Thirrja për aplikim bëhet në mbështetje të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe Udhëzimit nr. 160, datë 2 shtator 2024, që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatit për këtë post të lartë drejtues.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Sipas njoftimit zyrtar, aplikantët duhet të përmbushin një sërë kriteresh të përgjithshme ligjore dhe profesionale.

Ndër të tjera, kandidati duhet:

  • të mbajë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues në Policinë e Shtetit;

  • të ketë shtetësi shqiptare;

  • të mos ketë qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;

  • të mos ketë marrë masa disiplinore të rënda gjatë 5 viteve të fundit, si ulje page, shtyrje gradimi apo ulje në gradë;

  • të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për ushtrimin e detyrës;

  • të mos ketë konflikt interesi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dokumentacioni i kërkuar

Aplikimi duhet të shoqërohet me një kërkesë me shkrim drejtuar Ministrit të Brendshëm, ku shprehet interesi për postin, si dhe me një sërë dokumentesh mbështetëse.

Mes tyre përfshihen:

  • jetëshkrim i përditësuar;

  • një platformë personale me objektivat dhe prioritetet që kandidati synon të ndjekë (deri në 20 faqe);

  • vetëdeklarim sipas ligjit për dekriminalizimin;

  • dëshmi e gjendjes gjyqësore;

  • dokumentacion që provon përvojën e punës;

  • rezultate të vlerësimeve profesionale dhe etike;

  • dokumente mbi arritjet akademike, trajnimet dhe studimet pasuniversitare;

  • dëshmi të noterizuara për gjuhë të huaja apo tituj shkencorë, nëse ka;

  • vërtetim besueshmërie nga komisariati përkatës;

  • raport mjekësor për aftësinë në punë;

  • deklarime për mungesë konflikti interesi dhe mungesë masash disiplinore në fuqi.

Procedura e përzgjedhjes

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes. Pas mbylljes së këtij afati, Ministria publikon emrat e aplikantëve në faqen zyrtare.

Brenda 10 ditëve pune, Komisioni i Posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Ata që nuk i plotësojnë kriteret do të përjashtohen me vendim të arsyetuar dhe do të njoftohen me shkrim.

Më pas, Komisioni organizon seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, të cilët njoftohen të paktën 3 ditë përpara. Në përfundim të procesit, anëtarët e Komisionit i paraqesin Ministrit renditjen përfundimtare të kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni i plotë mund të dorëzohen:

  • me postë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë;

  • ose në adresën elektronike zyrtare të institucionit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 mars 2026.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat