back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaBalluku “përplas” Ballën me Bardhin në Kuvend

Balluku “përplas” Ballën me Bardhin në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të grupit të deputetëve të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, se mazhoranca po manipulon afatet lidhur me raportin e dalë nga Këshilli i Mandateve për çështjen e Belinda Balluku.

Gjatë fjalës në Kuvendi i Shqipërisë, Balla akuzoi Bardhin për gënjeshtër, duke theksuar se mazhoranca është brenda afateve të parashikuara nga rregullorja.

“E dëgjova me gënjeshtrën. Të gënjesh edhe në muajin e Ramazanit… Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe gjithashtu në komunikimin që bëmë në fund të saj,” tha Balla.

Sipas tij, rregullorja përcakton qartë se Këshilli i Mandateve ka afat dy javë për të hartuar raportin.

“Në fund të fundit, Këshilli brenda dy javëve harton raportin dhe ne jemi brenda afateve. Jemi një grup serioz parlamentar ku vendimet merren në mënyrë kolegjiale,” u shpreh ai.

Më herët gjatë seancës, Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej raporti i dalë nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, një hap që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj.

Bardhi akuzoi mazhorancën se po zvarrit qëllimisht procedurat, duke luajtur me afatet në mënyrë që kërkesa e SPAK të konsiderohet e refuzuar për shkak të kalimit të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat