back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetHakerat godasin Kuvendin/ Fshihen të dhëna nga disa llogari përdoruesish

Hakerat godasin Kuvendin/ Fshihen të dhëna nga disa llogari përdoruesish

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën e tij IT. Gjatë verifikimeve paraprake është vënë re se një pjesë e informacionit në disa llogari përdoruesish të administratës është fshirë.

Sipas njoftimit zyrtar, vlerësimi fillestar teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si qëllim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Megjithatë, nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të operojnë normalisht.

Menjëherë pas identifikimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe neutralizimin e sulmit, ndërsa ekipet teknike kanë nisur punën për rikuperimin e të dhënave të fshira.

Për hetimin e ngjarjes është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore, e cila po analizon incidentin, po punon për identifikimin e burimit të sulmit dhe për rikthimin e të dhënave të prekura.

Në këtë proces, Kuvendi po bashkëpunon ngushtë me disa institucione përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policia e Shtetit si dhe Komandën Kibernetike në Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, sipas njoftimit, gjatë këtyre orëve po ofrohet edhe mbështetje teknike nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e plotë të situatës dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në hetim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat