Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një protestë e nisur këtë pasdite para Kryeministrise është shoqëruar me tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas raportimeve nga terreni, situata është përshkallëzuar menjëherë pasi një pjesë e protestuesve kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Policia e Shtetit.
Prania e forcave të shumta policore në zonë ka qenë e menjëhershme, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e dhunës.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar, ndërsa tensionet vijojnë dhe situata mbetet e paqëndrueshme.



