KreuAktualitetSituatë e nxehtë para Kryeministrisë/ Ndërhyrje e menjëhershme e policisë

Situatë e nxehtë para Kryeministrisë/ Ndërhyrje e menjëhershme e policisë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ka nisur me përplasje protesta e Partia Demokratike ku situata është tensionuar menjëherë pas mbërritjes së kreut të saj, Sali Berisha, përballë Kryeministrise.

Ndryshe nga protestat e zakonshme, tubimi nuk ka pasur fjalime, por është shoqëruar me incidente që në momentet e para. Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Bëhet e ditur se kapsulat e gazit lotsjellës janë hedhur edhe nga tarraca e godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat speciale kanë ndërhyrë nga zona pranë Kuvendi i Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes janë raportuar edhe arrestime mes protestuesve, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat