back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Frika po bëhet normë"/ Mesazhi i fortë i Spiropalit

“Frika po bëhet normë”/ Mesazhi i fortë i Spiropalit

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, pas diskutimeve dhe komenteve të shumta publike në emisione dhe forume lidhur me emrin e saj.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se zërat dhe interpretimet që janë shtuar ditët e fundit shpesh nuk burojnë nga njohja, por nga nevoja për të mbushur boshllëkun me versione, duke theksuar se jo çdo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm publik.

“Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi i vendosur mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar”, shkruan ajo, duke e cilësuar qëndrimin e saj si një reflektim ndaj klimës aktuale.

Spiropali e zgjeron reagimin përtej dimensionit personal, duke e konsideruar situatën si pjesë të një modeli më të gjerë shoqëror dhe politik, ku sipas saj po normalizohen arroganca dhe abuzimi. Ajo paralajmëron për një kulturë ku bindja shpërblehet më shumë se merita dhe ku politika rrezikon të kthehet në një strukturë të mbyllur.

Sipas saj, në këtë klimë, debati publik po zbehet dhe zëvendësohet nga një “dakordësi e heshtur”, ndërsa meritokracia mbetet më shumë parim sesa praktikë. Ajo thekson se kjo situatë krijon tension të padukshëm dhe dobëson besimin tek sistemi.

Në postimin e saj, Spiropali ndalet edhe te roli i frikës në shoqëri, duke theksuar se ajo nuk shpallet, por ndihet dhe ndikon në mënyrën se si njerëzit shprehen dhe veprojnë, duke e zbehur gradualisht ushtrimin e lirisë.

Duke iu referuar edhe diskursit për Europën, ajo shprehet se Europa nuk duhet të jetë thjesht një narrativë për t’u cituar, por një rend vlerash që kërkon përputhje reale në praktikë.

Në përfundim, Spiropali nënvizon se reagimi i saj nuk është për çështje personale, por një reflektim mbi realitetin aktual, duke shtuar se “heshtja” në këtë rast është një mënyrë për t’i dhënë kohë të vërtetës të marrë formë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat