Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se dita e nesërme përbën afatin përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Deklarata e tij vjen pas refuzimit nga ana e Iranit të një propozimi të Pakistanit për një armëpushim 45-ditor. Sipas autoriteteve iraniane, një marrëveshje e përkohshme nuk është e mjaftueshme, duke theksuar nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqe të përhershme.
“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, është shprehur Trump, në një deklaratë të dhënë teksa mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.
Qëndrimi i tij vjen në një moment tensionesh të rritura ndërkombëtare, ku negociatat dhe përpjekjet diplomatike për uljen e konfliktit mbeten në fokus të aktorëve kryesorë globalë. Trump ka theksuar se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë sigurinë dhe të adresojë çështjen e programit bërthamor të Iranit.



