back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAlarm në kryeqytet?/ Skënder Hita kërkon masa urgjente për sigurinë

Alarm në kryeqytet?/ Skënder Hita kërkon masa urgjente për sigurinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe me shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi të saj, ku në fokus ishte rritja e sigurisë dhe forcimi i rendit publik në kryeqytet.

Gjatë takimit, Hita kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm nga strukturat policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale. Ai theksoi nevojën për intensifikimin e luftës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit, armëmbajtjes pa leje, krimeve ekonomike, lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm, si dhe trafiqeve dhe krimeve mjedisore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sigurisë në shkolla, sigurisë kibernetike dhe asaj rrugore, ku Drejtori i Përgjithshëm kërkoi rritje të prezencës policore dhe forcim të kapaciteteve profesionale për të garantuar një mjedis më të sigurt për qytetarët.

Në fjalën e tij, Skënder Hita u ndal edhe te rëndësia e reagimit në kohë ndaj shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, duke theksuar se ligji dhe qytetarët janë në qendër të punës së Policisë së Shtetit.

Ai nënvizoi se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe sjelljes korrekte të efektivëve, ndërsa u kërkoi drejtuesve të jenë më pranë punonjësve në terren, t’i mbështesin dhe t’i motivojnë në përmbushjen e detyrave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat