back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Po turp nuk ke?”/ Sherr politik për dialektin gegë

“Po turp nuk ke?”/ Sherr politik për dialektin gegë

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-deputetit demokrat Edmond Spaho, në lidhje me debatin për përdorimin e dialektit gegë në Kuvend.

Debati u ndez pas një postimi të Spahos, i cili kritikonte një deputete socialiste për mënyrën e të folurit në Parlament dhe përdorte gjuhë të ashpër e ofenduese ndaj saj, duke ngritur edhe çështjen e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në institucione.

Në reagimin e saj, Anagnosti Çepe e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur nga ish-deputeti, duke e akuzuar atë për mungesë kulture dhe gabime në përdorimin e vetë gjuhës shqipe.

Ajo ka theksuar se debati për dialektet nuk duhet të kthehet në sulme personale apo përçmim ndaj individëve, duke nënvizuar se në Parlament përfaqësohen të gjitha krahinat e vendit dhe dialektet e tyre.

Sipas saj, nuk ka asgjë të gabuar në përdorimin e dialekteve në jetën publike, ndërsa ngrit pyetjen pse kjo çështje trajtohet si problem apo “tradhti kombëtare”, kur në Kuvend dëgjohen të gjitha mënyrat e të folurit nga deputetë të ndryshëm.

Në fund të reagimit, ish-zëvendësministrja ka dënuar gjuhën fyese ndaj grave në politikë, duke e cilësuar të papranueshme përdorimin e ofendimeve në debatet publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat