back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Si arush i butë para kamerave, por ndryshe pas tyre”/ Zelensky në...

“Si arush i butë para kamerave, por ndryshe pas tyre”/ Zelensky në qendër të akuzave nga ish-zëdhënësja e tij

Ish-zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Julia Mendel, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në podcastin e gazetarit Tucker Carlson, ku ka kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të shtetit ukrainas dhe figurën e presidentit.

Mendel, e cila ka shërbyer si zëdhënëse e Zelenskyt në periudhën 2019–2021, tha se presidenti shfaq një sjellje të ndryshme në publik dhe në prapaskenë.

“Para kamerave sillet si një ‘arush i butë’, por kur fiken dritat kthehet në një ‘ari të egër’,” u shpreh ajo gjatë intervistës.

Ajo pretendoi gjithashtu se Zelensky është “emocionalisht i pakontrollueshëm” dhe e akuzoi atë për mungesë empatie dhe për ndryshim sjelljeje sipas situatave politike.

Në deklaratat e saj, Mendel shkoi më tej duke pretenduar se presidenti ukrainas është i përfshirë në skema të dyshuara për pastrim parash, duke thënë se “ai qëndron pas disa prej tyre”, pa dhënë prova konkrete publike për këto akuza.

Gjatë intervistës, ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si Perëndimi e ka trajtuar figurën e Zelenskyt pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022, duke thënë se është krijuar një “mit politik” rreth tij.

Ajo foli edhe për situatën në Ukraina, duke përshkruar pasoja të rënda të luftës, përfshirë migrimin e popullsisë dhe vështirësitë ekonomike.

Deklaratat e saj u zhvilluan në një bisedë të gjatë ku u diskutuan edhe shifrat e popullsisë, numri i refugjatëve dhe humbjet njerëzore si pasojë e luftës, për të cilat ajo tha se janë të vështira për t’u verifikuar saktësisht.

Intervista ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, pasi përmban akuza të rënda politike ndaj presidentit ukrainas në një moment kur lufta në vend vazhdon ende.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat