back to top
29.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama thirrje shqiptarëve: Zgjidhni me mua ose me Arlind 'dritëgjatin'

Rama thirrje shqiptarëve: Zgjidhni me mua ose me Arlind ‘dritëgjatin’

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kritikave dhe sulmeve që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij në kuadër të debatit për projektet zhvillimore në zonën e Zvërnecit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka duruar sulme të vazhdueshme politike dhe personale, por theksoi se nuk i pranon ato si të drejta. Ai u shpreh se qëndron në politikë për të realizuar vizionin për të cilin ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe se është i gatshëm të largohet nëse shumica zgjedh një drejtim tjetër.

“Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te sulmet që, sipas tij, kanë prekur familjen e tij, duke thënë se ka duruar edhe fyerje që kanë shkuar përtej debatit politik.

“I duroj, por jo se i pranoj. Duroj edhe dhunën mbi kockat e tim eti. Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju”, deklaroi ai.

Rama iu drejtua qytetarëve duke thënë se mandati i tij buron nga vota e tyre dhe se ata kanë të drejtë të zgjedhin alternativa të tjera politike nëse nuk ndajnë më të njëjtin vizion me të.

“Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj. O do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër”, u shpreh kryeministri.

Në fund të deklaratës së tij, Rama ironizoi disa prej kritikëve të projektit në Zvërnec, duke përmendur emra të njohur të aktivizmit publik.

“Ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat