back to top
25.5 C
Tirana
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“21 Janari”/ SPAK dërgon në SHBA audio-komunikimet e Gardës për ekspertizë

“21 Janari”/ SPAK dërgon në SHBA audio-komunikimet e Gardës për ekspertizë

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 Janari”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjitha materialet e komunikimit radio të Gardës së Republikës, të regjistruara gjatë protestës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se audio-komunikimet e zinxhirit komandues të Gardës janë dërguar prej disa javësh përmes një letërporosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e autoriteteve gjyqësore amerikane.

Ekspertiza pritet të përfshijë fillimisht verifikimin e autenticitetit të materialeve audio, ndërsa në fazën e dytë do të kryhet analiza dhe krahasimi i zërave që rezultojnë nga komunikimet e regjistruara gjatë ngjarjes.

Në SHBA është dërguar edhe një kasetë origjinale, e dorëzuar nga familjarët e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit, e cila do të shërbejë si material krahasues në procesin e ekspertizës.

Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane, e cila pritet të jetë vendimtare për vijimin e mëtejshëm të veprimeve hetimore në këtë dosje.

Hetimet për ngjarjet e 21 janarit vijojnë prej vitesh dhe konsiderohen ndër çështjet më të ndjeshme penale në historinë e drejtësisë shqip

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat